Bibla e incelëve shqiptarë: Si të masturbojmë me sukses
Përkthyer nga bestseller amerikan i Turbo Masturbo: Udhëzime për masturbim të suksesshëm
Udhëzimi 1: Të dëshirojmë veten
Udhëzimi 2: Shfrytëzo momentin
Udhëzimi 4: Thjeshto masturbimin
Udhëzimi 7: Përgatituni sa duhet
Udhëzimi 8: Zgjidhni metodën tuaj
Udhëzimi 9: Ta duam masturbimin sinqerisht
Udhëzimi 10: Tërheqja nuk është dorëheqje
Mbështesni autorin: Blini librin → Lulu
Parathënie
Libri është një udhëzues për *Incelët* shqiptar (shkurtim për "involuntarily celibate" ose "i pamartuar/pa marrëdhënie në mënyrë të pavullnetshme) që përjetojnë sot vështirësi të mëdha në gjetjen e një partneri romantik ose seksual në fshatrat e thella apo burgjet e mbushura plot.
….
Shumë njerëz mendojnë se dinë si të masturbohen. Kështu ua kanë treguar shokët apo kushërinjtë. Kështu i kanë rënë me dorë prej shekujsh, thonë ata. Sikur edhe gjyshërit e tyre para tyre.
Por, sikur çdo fushë tjetër e jetës, edhe masturbimi është kthyer tashmë në shkencë. Masturbologjia, ose dorantologjia, tani është një disiplinë më vete, shkencore dhe profesionale. Ajo ka akademinë e vet, studiuesit dhe profesionistët që këshillojnë për realizimin sa më të mirë të vetëkënaqësisë.
Masturbimi ka qenë objekt studimi në shkencat sociale dhe shëndetësore për dekada të tëra. Ndonëse ka qenë një temë tabuese për një kohë të gjatë, studimet e fundit kanë dhënë një pasqyrë më të qartë rreth aspekteve psikologjike, sociale dhe fizike të kësaj përvoje. Seksologët kanë identifikuar një gamë e gjerë faktorësh që ndikojnë në frekuencën, intensitetin dhe mënyrën e masturbimit, duke përfshirë faktorë biologjikë, psikologjikë dhe socio-kulturorë.
Disa studiues mendojnë se përpjekjet e para studimore janë ndërmarrë nga shqiptarët e lashtë, nisur nga mbishkrimet në varret e ilirëve dhe pellazgëve.
Sipas studiuesit Prof. Dr. Kargurit, në këto varre gjenden mbishkrime me hieroglife që paraqesin penisin në pozicione të larmishme, shtrënguar nga dy ose më shumë duar. Kjo, sipas tij, i kushtohet me siguri ndonjë masturbatori me nam në ato treva dhe trashëgimisë së tij masturbatore.
Nisur nga tradita e lashtë e hulumtimit të këtij problemi në Shqipëri, autori ka ndërmarrë studime dhe vrojtime në terren. Shumë prej rasteve që janë trajtuar nga autori me bashkëbiseduesit e tij kanë shërbyer si bazë për rekomandimet në lidhje me praktikat më të mira të masturbimit në Shqipëri. Këta bashkëbisedues janë anonimuzuar për të respektuar privasinë.
Është kjo traditë e lashtë, studimet, dhe praktikat e rekomanduara që i paraqiten lexuesit në formë udhëzimesh, shembujsh dhe mësimesh: Si të masturbojmë sa më mirë?
Çfarë është një masturbim i suksesshëm? Kjo është një përgjigje që secili prej nesh duhet t'ia drejtoj vetes. Përgjigjja, pra përkufizimi i masturbimit të arrirë duhet të vij po nga vetja.
Libri do ju ndihmojë që ju të arrini në këtë përgjigje dhe në një masturbim që mbi të gjitha është për ju i kënaqshëm. Por mbi të gjitha libri do ju ndihmojë të njihni veten nepërmjet masturbimit.
Përdoreni librin si një udhëtim për të arritur në qëllimin tuaj përfundimtar, atë të një masturbimi të përsosur brenda kushteve dhe rrethanave tuaja.
Turbo Masturbo është psikolog i diplomuar në Universitetin Wisdom në Tiranë. Ai është autor i shumë veprave studimeve në terrenin e seksualitetit njërëzor. Turbo Masturbo ka trajtuar shumë individë që kanë pasur probleme me masturbimin. Ai ka ndihmuar me mijëra individë të masturbojnë suksesshëm. Si njeri praktik e i aksionit ai nuk ka hezituar të përveshë edhe mëngët e të fusë duart në veprim. Ky libër është produkt i një studimi disavjeçar dhe intervista e trajtimeve psikologjike me pacientët e tij.
Udhëzimi 1: Të duam veten
Në thelb të çdo veprimi të suksesshëm masturbator është dashuria për veten. Nëse nuk e dëshirojmë veten, e duam, apo e çmojmë atë, atëherë masturbimi është thjeshtë një veprim mekanik si zhbllokimi i banjos apo shkulja e gozhdave. Përjetimi emocional i masturbimit fillon dhe mbaron me vlerësimin dhe dashurinë për veten.
Sokoli, edhe pse një showman i suksesshëm ka vite që ka dështuar në përpjekjet e tij të përditshme për të masturbuar. Sado që ai ka kaluar në shumë kanale televizive dhe rrethohet nga një suazë e gjerë miqësore ai nuk ka mundur të jetë i suksesshëm.
Dhe kjo për shkak të mungesës së bashkëpunimit. Me gjasë kolegët e tij ishin treguar të gatshëm ta ndihmonin. Dikush i sjellë vaj ulliri, por jo nga ai Pezës. Dikush i kishte ofruar koleksionin e tij të revistave apo DVD porno, por me njolla dhe të pëgëra.
Gjatë trajtimit me autorin, Sokoli mësoi se atij nuk i pëlqente vetja. Ai i duhej të shikonte veten e tij shumë herë gjatë montazhit të programeve televizive. Kjo e kishte bërë që ai ta urrente veten. Edhe jashtë televizorit ai nuk e donte veten, sidomos në shoqërinë e kolegëve të tij gazetar, të cilët ja sabotonin përpjekjet për masturbim.
Patjetër që Sokoli nuk mund të ishte i suksesshëm nëse vetja i dukej kaq joseksi, i pështirë dhe rrethohej nga kolegë gazetarë ziliqar. Ky ishte edhe problemi.
Zgjidhja në këtë rast është që Sokoli të mësojë ta dojë veten. Por meqë brenda televizorit kjo është thuajse e pamundur për shkak të politikës editoriale dhe kolegëve të tij, atëherë Sokoli vendosi të masturbojë në prezencën e miqve të tij jashtë medias televizive. Për shembull në bare apo restorante peshku, të cilat nuk frekuentohen nga kolegët e tij gazetarë, por nga miqtë e tij politikanë dhe tregtarë që mund edhe ti japin ndonjë dorë ose dy.
Dashuria për veten është pra shumë e rëndësishme. Sikur mësuam nga historia me Sokolin. Çdo masturbator duhet ta dojë veten. Për këtë vlen që të ndryshohet rrethi miqësor apo vendi i masturbimit, e kjo mund të përfshijë edhe format e komunikimit modern, të rrjeteve sociale apo Skype.
Udhëzimi 2: Të shfrytëzojmë momentin
Hasani, një kronikan i njohur i jetës mediatike në Tiranë, ka një problem. Sa herë që është vetëm në shtëpi, ai nuk mund të masturbojë. I vetmi vend ku ai mund të masturbojë me sukses është në konferencat e shtypit të kryeministrisë, sidomos ato të shoqëruara me bufenë e bollshme të restorant-catering "Te Qiku".
Hasanit i duhet të shfrytëzojë çdo konferencë shtypi të kryeministrisë, edhe ato të mërzitshmet për problemet e bujqësisë dhe rendimentin e kuprit në rrethinat e Matit.
Për t'i rënë me dorë, atij i duhet ekzaltimi mediatik, furia e gazetarëve, parfumet e duhmat trupore të tyre. I fshehur, sipas rastit pas kolonave apo pas kameramanëve, ai është në gjendje të vijë brenda 30 sekondave, ose 20 sekondave nëse është brenda kryeministrisë.
Por një ditë, Hasani u kap duke shtrënguar penisin me gazetën ditore "Zëri i Popullit", organin e partisë në pushtet. Kjo i hapi shumë telashe. Popullit nuk i ndyhet organi apo ti zihet zëri ose gryka.
Siç vërehet nga rasti i mësipërm, njeriu ka nevojë për një çast intim me veten e tij që t’i bjerë me dorë. Por njëkohësisht, i duhet edhe një moment eksitimi, i cili mund të vijë nga afërsia me pushtetin mediatik apo politik, aromat e tapetave të palarë në dhomat e konferencave, apo bufeja e bollshme me mishra të ndryshëm. Ndërsa i duhet të respektojë rregullat e etikës së profesionit të tij.
Si mund pra Hasani, apo çdokush që ka kushtezime të tilla, t’i bjerë me dorë jashtë këtyre rrethanave të favorshme?
Duke ri-krijuar momentin që garanton masturbimin dhe e shfrytëzuar atë në mënyrë optimale.
Në rast se ndodheni vetëm në shtëpi, atëherë ri-krijoni rrethanat.
Pas këshillimit me ne, Hasani tanimë e ka kthyer njërën dhomë, të quajtur "punishtja e masturbimit", në sallë konferencash. Aty ai jo vetëm masturbohet, por edhe shkruan statuse në Facebook për suksesin që ka arritur me masturbimin.
Mësimi që nxirret nga kjo situatë është se gjithmonë duhet t’i qasemi problemit me mendimin për ta zgjidhur atë. Një metodë shkencore e masturbimit është ajo që treguam me këtë rast, krijimi i rrethanave të ngjashme që garantojnë një masturbim të suksesshëm.
Udhëzimi 3: Të gatshëm për ndryshim
Ndonjëherë ndodh që fantazitë tuaja seksuale janë të pamjaftueshme për të arritur derdhjen, ose të papërshtatshme. Në këtë rast, ju duhet të mendoni mbi problemin. Cili është problemi? Si ta përkufizojmë atë? Dhe pastaj të mendoni për zgjidhjen.
Ja të tregojmë mbi një rast konkret.
Erioni, një adoleshent në shkollën 'Edi Rama' në Fani i Vogël, ka vështirësi t'i bjerë me dorë. Problemi i tij nuk është aspak fizik. Penisi i tij mund të përqafojë një peme lisi e ta shkule me gjithë rrënjë.
Problemi i tij është se Erioni imagjinon të bëjë seks me Elisa Spiron, një gazetare e re e TVSH-së.
Që kur Arbeni i vendosi dinamitin kullës së antenave në fshat dhe e shpërtheu atë, Erioni nuk e ka parë më Elisen. Kjo e ka bërë të bjerë në depresion.
Erioni ka problem me antenën që të kapë TVSH-në ku del Elisa.
Zgjidhja e tij në këtë rast, për t'i rënë sa më mirë me dorë, do të ishte ta vendoste antenën në karin e tij. Kjo është zgjidhja optimale e problemit. Erioni nuk ka pse të ndërrojë objektin e dëshirave të tij seksuale, por thjesht të gjejë një zgjidhje për të shkuar te ajo.
Problemi i rënies me dorë zgjidhet po me punë dore.
Nën udhëzimet e mësuesit të informatikës, Bujar Politeknikumsit, Erioni së bashku me Loerin dhe Nertilën shohin në YouTube sesi të ndërtojnë një antenë me bio-energji. Pas disa përpjekjesh dhe dështimesh, ata më në fund arrijnë ta ndërtojnë antenën dhe ta vendosin në penisin e Erionit.
Dhe ja ku Elisa shfaqet sërish dhe Erioni ka mundësi të zbrazë baterinë e tij të spermatozoideve në lëndinën e bukur të fshatit.
Mësimi që nxjerrim nga ky rast është se për të gjetur një zgjidhje duhet të ndryshojmë edhe qëndrim. Në rastin e masturbimit vlejnë që të eksperimentojmë me fantazi, pozicione apo shtrëngime të intensiteteve të ndryshme.
Udhëzimi 4: Thjeshto masturbimin
… lexo librin
Udhëzimi 5: Ruaj unikalitetin
… lexo librin
Udhëzimi 6: Përqëndrohu në masturbim
… lexo librin
Udhëzimi 7: Përgatituni aq sa duhet
… lexo librin
Udhëzimi 8: Zgjidhni metodën tuaj
Siç u përmend, masturbimi është një ndjesi unike dhe veçori që lidhet me personalitetin. Nga këto është edhe metoda që zgjidhet. Ajo është dëshmi e vetive tona dhe e karakterit të gjithësecilit. Dëshira për të provuar metoda të reja apo kureshtja se si e kryejnë atë të tjerët krijon konfuzion që pengon masturbimin.
Kureshtja për të mësuar metoda të reja dhe mbi personalitetet i ka shkaktuar Blendit një bllokim mendor për të realizuar masturbimin.
Blendi, një personalitet mediatik, përballet shpesh me njerëz që i rrëfejnë metodat e tyre të masturbimit. Por kureshtja dhe gadishmëria e tij për të provuar gjëra të reja e njohur metoda të reja ka ndikuar mbi metodën e tij të masturbimit.
Blendi tanimë përzjen në mënyrë të pandergjegjshme të rënët me ritmin e Bujarit, të Arbenit, apo të Ëngjëllit. Me vajrat që i ka rekomanduar Luka, Prenga, apo Tomi. E përdor për habinë e tij, apo llahtarin e tij materiale erotike, me seks të përçudnuar të Lulit, Ilirit, apo të Ramiut. I ekspozuar ndaj gjithë këtyre metodave dhe përvojave, ai e ka humbur metodën e tij origjinale.
Problemi zmadhohet sidomos me shkrimtarë të rangut të tij, të cilët kanë metoda masturbimi po aq të spikatura sa edhe Blendi.
Kur e shihni se bollëku i informacionit dhe i metodave janë shumë për ju, tërhiquni dhe mendoni mbi metodën tuaj origjinale. Atë në adolishencën tuaj.
Pas bisedës me autorin Blendi tanimë e ka gjetur zgjidhjen e problemit të tij. Ai e ka shkruar metodën e tij origjinale në një libër. Metodat e tij të reja dhe eksperimentet ai i ka gjithashtu të regjistruara në librat e tij. Duke ruajtur kësisoj distancën në kohë dhe në hapësirë ndërmjet njohurive të reja dhe atyre të vjetra që janë pjesë e personalitetit të tij unik.
I vetëdijshëm për suksesin e metodave të tij, edhe i armatosur me to, Blendi është ende i hapur të këmbejë përvoja masturbimi me miqtë dhe të njohurit të tij, sidomos me shkrimtarët.
Udhëzimi 9: Ta duam masturbimin sinqerisht
… lexo librin
Udhëzimi 10: Tërheqja nuk është dorëheqje
Ndodh që përpjekja për masturbim të mos rezultojë e suksesshme për arsye që ju nuk i keni në kontroll. Mendoni se nuk është gabim të tërhiqeni, të ndaloni masturbimin për disa çaste dhe ti ktheheni sërish kur gjendja juaj shpirtërore apo rrethanat ja u lejojnë.
Saliu, një politikan i suksesshëm pikërisht për këmbënguljen e tij, nuk heq dorë nga masturbimi disorësh derisa të gjakoset, të dalë nga qarkullimi apo të shtrohet në spital për disa ditë.
Çfarë në politikë përbën epërsi, këmbëngulja dhe motivi i brendshëm, në masturbim kthehet në një pengesë të pakapërcyeshme.
Mosnjohja e momentit se kur duhet të ndalohet pas disa përpjekjeve të pasuksesshme dëmton jo vetëm shëndetin, por edhe raportin e shëndetshëm ndërmjet shpirtit dhe trupit, e për rrjedhojë procesin e të masturbuarit.
Masturbimi është një proces i shprehjes së kënaqësisë dhe shpërblimit për mundin. Motivi vërtet është i brendshëm dhe përbën një forcë levizëse të konsiderueshme për organet pjesëmarrëse në proces. Por ky motor mund të çoj edhe në greminë nëse nuk kontrollohet dhe kthehet në qëllim të vetvetes.
Në të tilla raste vlen të tërhiqeni për disa raste. Kjo nuk do të thotë se ju keni hequr dorë nga e rëna me dore apo të jeni dorëzuar. Ju vetëm e keni shtyrë atë moment.
Është e rëndësishme që të keni një raport të shëndetshëm me penisin dhe të mos e ngarkoni më shumë se duhet. Shtysat e brendshme për vetëkënaqësi duhen kontrolluar nga mendja.